
Në qershor të këtij viti, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, që para pak ditësh festuan edhe njëvjetorin e martesës, u bënë prindër për herë të parë.
Ata mirëpritën në jetë një vajzë që i lanë emrin Emi.
Prindërit e rinj, shpesh kishin ndarë në llogarinë e tyre në Instagram momente të vogla e dedikime për vogëlushen e tyre, por asnjëherë nuk kishin zbuluar portretin e Emit, për ndjekësit e tyre në rrjete sociale.
Moderatorja dhe bashkëshorti i saj vendosën që të ndanin sot për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e së bijës.
Në fotot e postuara Jonida duket shumë e lumtur duke luajtur me vajzën, ndërkohë që bashkangjitur shkruan se Emi i përqafon të gjithë. Po ashtu ajo thotë se komenti i Besnikut do të jetë: “E bukur si baba vet”. /Insajderi.com