Para vetëm 5 ditësh, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë, me datë 18 qershor, njofton Insajderi.
Lajmin së pari e bëri babi Besnik, duke postuar në llogarinë e tij në Instagram. Ai njoftoi ndjekësit se vogëlushja quhet Emi dhe tashmë është shoqja e tij më e mirë.
Më vonë gjatë ditës së njëjtë, edhe Jonida hyri në llogarinë në Instagram për të ndarë me ndjekësit e saj emocionet e mëmësisë.
Është postimi i fundit i aktores në Instagram, ai që la ndjekësit pak të habitur. Ajo postoi një sërë fotosh vetëm 5 ditë pas lindjes, ku ajo shfaqet tejet në formë.
Me barkun e zbuluar, ndjekësit komentonin duke pyetur se ku është barku i lindjes. Sipas tyrë të dukej kaq në formë nuk është e mundur. Disa edhe dyshonin nëse aktorja kishte lindur një bebe n të vërtetë.
Disa nga komentet më poshtë. /Insajderi.com