Jonida Vokshi tregon si e pritën familjarët e saj lajmin se do martohej

Jonida Vokshi tregon si e pritën familjarët e saj lajmin se do martohej

Pas lajmit të mirë që ndau me të gjithë, se së shpejti do të martohet me producentin Besnik Krapi, moderatorja Jonida Vokshi tregoi po ashtu se si e pritën këtë lajm familjarët e saj.

Gjatë emisionit “Xing me Ermalin” ku ajo ishte e ftuar, u shpreh se ata u gëzuan shumë dhe se tashmë e kanë lënë në hije dhe duan më shumë Besnik Krapin.

Ajo tha se martesa e tyre është konkludim i dashurisë që kanë për njëri-tjetrin dhe se vendimi i tyre nuk ka të bëjë me faktin që shpesh prindërit iu kërkojnë fëmijëve të tyre të martohen dhe të krijojnë familje.

Ermal Mamaqi: Tërë këto vite në heshtje… A u gëzuan ata të shtëpisë? Se halli familja është, njerëzit ndonjëherë martohen për familjen.  Mos ndoshta t’i po e bën këtë për familjen?

Jonida Vokshi: Jo unë po e bëj për veten time, për dashurinë që kam për Besnikun. Besnik Krapin.

Ermal Mamaqi: Po shyqyr që e the se plasëm.

Jonida Vokshi: Pasi ia thamë familjarëve lajmin, sigurisht u gëzuan shumë, por tani familja ime do më shumë Besnikun se sa mua. Kam kaluar në hije. Besniku ka mbaruar për aktor dhe është producent./tvklan.al