Ju kujtohet Ana Kauri në videoklipin e Irkenc Hykës?

Ju kujtohet Ana Kauri në videoklipin e Irkenc Hykës?

Shumë nga personazhet që ishin pjesë e “Për’puthen”, nuk ishin të panjohur për kamerën. Në vitin 2016, Ana Kauri ishte shfaqur si modele në videoklipin e Irkenc Hykës për këngën “Lule pa erë”, njofton Insajderi.

E sigurt të thuhet se ajo duke shumë ndryshe nga sot – me flokë të gjatë e biondë.

Dallimit të saj në pamje fizike i atribuohet grimit dhe padyshim ndërhyrjeve estetike që ish-konkurrentja ka kryer.

Sa ishte akoma konkurrente në “Për’puthen”, Ana Kauri injektoi mbushës për të rritur volumin e buzëve të saja, njofton Insajderi.

Katër muaj më parë, ajo u shpreh se ky ndryshim ishte vendim i momentit.

“Thjesht ishte një vendim i momentit”, thotë ajo duke shtuar se akoma nuk ka arritur në rezultatet e kënaqshme. Doja më pak, por buza ime ishte shumë e ndjeshme, s’kisha injektuar asnjëherë.”

Në fillim të marsit ajo njoftoi se ndërhyrja që kishte kryer ishte më invazive se injektimi i buzëve. Ajo i ishte nënshtruar rinoplastikës për të korrigjuar hundën.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në mes prill, ish-konkurrentja gjithashtu njoftoi se do të bënte një ndërhyje dentare për të korrigjuar edhe buzëqeshjen e saj. /Insajderi.com