
Elvana Gjata, na kujton shumë edhe Beyonce – kjo për faktin se ajo rrallë herë bëhet e gjallë në rrjete sociale, dhe prurjet muzikore vetëm sa vijnë e rrallohen, njofton Insajderi.
Por ashtu siç kishte paralajmëruar edhe Valdrin Sahiti, ajo po punon në një projekt shumë të veçantë, detajet e të cilit i zbuloi sot me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Pas dy muajsh, që kur u lansua “Thirr”, ajo po vjen me një këngë të re dhe do të jetë i cili do të jetë i realizuar me një videoklip.
Kënga e re mban titullin “Çelu” dhe do të lansohet këtë të premte sipas postimit në Instagram ku ndau edhe dy fotografi. /Insajderi.com
View this post on Instagram