Nuk janë bërë akoma një javë që Tayna ka lansuar bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar, dhe po mendon se cila do të jetë kënga e radhës që do ta publikojë, njofton Insajderi.
Duke na dëshmuar edhe njëherë se është një nga gratë më punëtore në industrinë e muzikës, ajo ka nevojë edhe për sugjerimet e ndjekësve të saj.
Reperja është gjendur para një dileme: a duhet të jetë kënga e radhës e zhanrit rep apo një baladë dashurie?
Ajo ka hapur votimin në llogarinë e saj në Instagram, për të kuptuar më mirë se çfarë duan të dëgjojnë ndjekësit e saj.
Në votimin që është hapur, përqindja më e madhe e ndjekësve të saj kërkuan për një këngë rep.
Kujtojmë se për disa muaj në media sociale qarkullon një bashkëpunim mes saj dhe Mozzik. Reperi nga Ferizaj ka konfirmuar se kënga do të lansohet si pjesë e albumit të tij të ri. /Insajderi.com