Ju prezantojmë me fytyrën më të bukur për vitin 2020

Ju prezantojmë me fytyrën më të bukur për vitin 2020
Burimi i fotografisë: Yael Shelbia/Twitter

Modelja 19-vjecare nga Izraeli, Yael Shelbia, është renditur e para në listën vjetore të Tc Candler, “100 fytyrat më të bukura të vitit”, që ekziston që nga viti 1990.

Dukë lënë pas edhe emrat më të njohur të industrisë, Shelbia po ashtu mundi edhe bashkvendasën, aktoren izraelite Gal Gadot, e cila u rendit e 21-ta.

Sipas “Times of Israel”, Shelbia, e cila aktualisht po kryen shërbimin e saj të detyrueshëm ushtarak në Forcën Ajrore të Izraelit, është shfaqur në fushatat për kompaninë izraelite të veshjeve “Renuar” dhe linjën e “KKW Beauty” të Kim Kardashian, njofton Insajderi.

Nuk ishte hera e parë e Shelbia në listën e lakmuar. Ajo u rendit e 14-ta në vitin 2017, e treta në 2018-tën dhe e dyta në vitin 2019.

Më poshtë mund të ndiqni në videon të gjithë listën e plotë me 100 fytyrat më të bukura për vitin 2020. /Insajderi.com