Ju prezantojmë me këngën e parë të Yll Limanit në gjuhë të huaj

Ju prezantojmë me këngën e parë të Yll Limanit në gjuhë të huaj
Burimi i fotografisë: SS: CricketMusic/Youtube

Ndoshta është zhanri që lëvron, ndoshta edhe natyra e tij prej një artisti të ndjeshëm, por Yll Limani nuk dështon asnjëherë së befasuari adhuruesit e muzikës së tij, njofton Insajderi.

Ka nisur vitin 2021 me shumë vrull, dhe artisti po mban po të njëjtën tempo. Pesë ditë pasi ai lansoi këngën “Ndoshta” në bashkëpunim me Cricket, Dj dhe këngëtari lansuan sërish një këngë të re.

Theksojmë se kënga e re erdhi pa asnjë paralajmërim apo promovim, dhe shënon këngën e parë të artisti ku ai këndon në gjuhë të huaj – gjuhë angleze.

Kënga e publikuar me titull “Pray” (“Lutem”) është shoqëruar gjithashtu me një videoklip që ju mund ta ndiqni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Insajderi.com