Jude Law flet për situatën e vështirë në të cilën ndodhet për shkak të Johnny Depp

Jude Law flet për situatën e vështirë në të cilën ndodhet për shkak të Johnny Depp

Bashkë-ylli i filmit Fantastic Beasts të Johnny Depp, Jude Laë, e ka quajtur situatën me kolegun e tij nga ekskluziviteti “të pazakontë”.

Ylli i Hollivudit u kërkua nga bosët e studios të hiqte dorë nga roli i tij si Grindelëald në pjesën tjetër të spin-offit të Harry Potter pasi ai humbi gjyqin e tij për shpifje kundër botuesve të The Sun.

Depp luajti në filmin e mëparshëm përkrah Law, i cili tani është hapur për tërheqjen e bashkë-yllit nga filmi.

Në një intervistë me America’s Entertainment Tonight, Law i cili luan Albus Dumbledore, shpjegoi se vendimi merret nga bosët e studios.

Ai tha: “Në një situatë si kjo, ju vareni nga studio. Kjo është gjithçka që mund të bëni. Sepse duhet të paraqiteni dhe të luani rolin tuaj”.

“Ishte e pazakontë për mua të jem në këtë rol të veçantë. Johnny në fakt kishte bërë vetëm xhirimet e një dite”.

“Në një film të madh si ky, është studioja dhe kompania që marrin vendimet e mëdha. Dhe ju duhet të shkoni së bashku me ata, sepse ne jemi thjesht një anëtar i ekipit.”

Depp e ndau lajmin për largimin e tij nga filmi në një postim në Instagram, disa ditë pasi gjykimi u dha në betejën e tij për shpifje mbi një artikull që e cilësoi atë një “grua rrahës”./Insajderi.com

Mirror