Justin Bieber flet për dhimbjet e shkaktuara nga lidhjet e kaluara

Justin Bieber flet për dhimbjet e shkaktuara nga lidhjet e kaluara

Justin Bieber është hapur në lidhje me marrëdhëniet e tij dhe zbuloi se ai ka pësuar ‘dhimbje’ në të kaluarën.

Ylli i popit 26 vjeçar, i cili është i martuar me Hailey Bieber për dy vite, zbuloi në dokumentarin e tij të ri se ai është më i sigurt në marrëdhëniet e tij si dhe në aspketin shpirtëror.

N dokumentarin e tij të ardhshëm “Justin Bieber: Kapitulli tjetër”, këngëtari foli sinqerisht për rritjen dhe zhvillimin e tij personal.

Justin kishte menduar në të kaluarën nëse ‘dhimbja do të zhdukej ndonjëherë’, ai tani është rritur emocionalisht me njerëz të dashur përreth tij – pjesërisht, për shkak të pandemisë.

“Ka shumë më shumë besim në marrëdhëniet e mia”, shpjegoi Justin në video., Para se të shtonte: “Kishte raste kur unë nuk besoja që kjo dhimbje do të pushonte “./Insajderi.com