Justin Bieber paditet nga fotografi

Justin Bieber paditet nga fotografi

Justin Bieber  është hedhur në gjyq nga një fotograf që përplasi aksidentalisht.

Këngëtari ishte në kishë në korrik të vitit 2017 kur përplasi në tokë William Wilson me mjetin e tij Dodge Ram 2500.

Dhe tani paparaci ka ndërmarrë veprime ligjore kundër yllit të popit, duke pretenduar se Justin u tregua neglizhent.

Wlliam kërkon kompensim të paspecifikuar me akuzën se e la ‘me paaftësi të përhershme, dëme emocionale dhe dëmtime të përgjithshme’ dhe pse nuk ka treguar se çfarë dëmtimi kishte marrë.

Pas aksidentit, Justin menjëherë zbriti nga makina dhe shkoi ta ndihmonte fotografin.

Ai qëndroi në vendin e ngjarjes derisa mbërriti policia. Pas hetimeve policia vendosi të mos ngrinte akuza penale ndaj këngëtarit dhe vendosën se ishte aksident i shkaktuar nga dritat e kameras, që verbuan përkohësisht Justin ndërsa po ngiste makinën.