Justin Bieber zbuloi se rruga e tij drejt shpëtimit erdhi me ndihmën e besimit dhe martesës së tij me gruan Hailey Baldëin, por kjo e fundit duhej të kapërcente së pari efektet e mbetura të traumave të tij personale.
Gjatë një interviste të re me “GQ”, superylli i popit rrëfeu se betejat e tij me anën e errët të famës nuk ishin zgjidhur plotësisht kur ai u martua me modelen në vitin 2018, njofton Insajderi.
“Viti i parë i martesës ishte me të vërtetë i vështirë”, filloi ai. “Sepse kishte shumë, trauma. Thjesht kishte mungesë besimi. Kishte të gjitha këto gjëra që nuk doni t’ia pranoni personit me të cilin jeni, sepse është e frikshme. Nuk dëshiroja ta frikësoja”.
Pavarësisht se e kaluan atë vit të parë, Justin tha se çifti tani po punon për krijimin e kujtimeve si çift dhe si familje.
“Është e bukur që kemi gjëra para nesh”, shtoi ai. “Më parë, nuk e kisha atë që të shpresoja në jetën time. Jeta ime në shtëpi ishte e paqëndrueshme. Ashtu, jeta ime në shtëpi nuk ishte ekzistuese. Nuk kisha një partnere. Nuk kisha dikë që ta doja. Nuk kisha dikë të bisedoja. Por tani e kam atë”. /Insajderi.com