Justin Bieber vendos diamante tek dhëmbët, çmimi marramendës

Justin Bieber vendos diamante tek dhëmbët, çmimi marramendës

Justin Bieber njihet për jetën luksoze që bën dhe shpenzimet marramendëse.Ai së fundmi ka habitur me shpenzimin që ka bërë me një aksesor.

Ai ka blerë një set diamantesh që vendosen tek dhëmbët dhe i ka zbuluar në mënyrë modeste në foton e postuar së fundmi. Megjithëse nuk i nxjerr dukshëm, ato nuk i shpëtuan syrit vëzhgues të mediave dhe publikut.

‘TMZ’ ka bërë kërkime për të gjetur vlerën e pajisjes estetike që ka blerë  dhe ajo ka kushtuar plot 50.000 dollarë.

Pajisja në fjalë është ndërtuar që të mbulojë tërësisht 8 dhëmbë me flori dhe diamante të bardhë 7.65 karat.

Shpenzime të tilla marramendëse për produkte që nuk është se kanë rol të rëndësishëm janë të shpeshtë tek yjet e ‘Hollywood’.