Ka dalë traileri i serialit të ri të Netflix “Social Distance”

Ka dalë traileri i serialit të ri të Netflix “Social Distance”

Traileri i parë për serinë e re të Netflix “Social Distance” hapet me dy miq që flasin në Zoom gjatë karantinës. “Çfarë ka, si ja kalon?” pyet njëri, “Thjesht thirra për të thënë përshëndetje”, përgjigjet shoku i tij. “A është gjithçka në rregull?” thotë i pari, të cilit tjetri i përgjigjet: “Po … dua të them, jo”.

Kjo është një bisedë që përmbledh vitin 2020 – një vit i përcaktuar nga miqësitë virtuale, marrëdhëniet në distancë dhe pikëllimi. Ndërsa urdhëri për të qëndruar në shtëpi u vendos në të gjithë botën në fillim të këtij viti – dhe po zbatohen ende deri më sot – ata që ishin të mbyllur në shtëpitë e tyre iu drejtuan teknologjisë që të arrijnë të kenë lidhje njerëzore.

Kjo është historia që tregon emisioni i ri i Netflix. I prodhuar nga krijuesit e serisë Orange Is The New Black, Jenji Kohan, Tara Herrmann, Hilary Weisman Graham dhe Diego Velasco, si dhe Blake McCormick (Mad Men), Social Distance “tregon fuqinë e shpirtit njerëzor në kohën e pasigurisë dhe izolimit ”, me secilin episod që tregon një histori të re dhe përfshin një grupe të ndryshme personazhesh.

Në kast përfshihen Becky Ann Baker (Girls), Danielle Brooks (Orange Is the New Black), Mike Colter (American Horror Storys), Max Jenkins (Dead to me), Brian Jordan Alvarez (Will & Grace), Oscar Nunez (The Office) , Guillermo Díaz (Skandali), etj.

E paralajmëruar për herë të parë në Prill, seria me tetë pjesë ishte konceptuar dhe prodhuar tërësisht nga distanca gjatë karantinës. Sipas përmbledhjes zyrtare, Social Distance “synon të përcjell një katarsis shumë të nevojshëm gjatë një kohe të trazuar, ndërsa  kap një pamje të këtij momenti të veçantë në histori”.

Familjet, partnerët dhe miqtë të lidhen përmes video thirrjeve, me të gjitha problemet teknologjike që vijnë me të prej saj. Seriali do të eksplorojë edhe protestat BLM të cilat filluan ndërsa shumica prej nesh ishin akoma në izolim.

Distanca Sociale do të shfaqet premierë në Netflix më 15 Tetor./Insajderi.com