Teksa modelja Hailey Bieber po shijon pushimet me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, theksoi se ajo ndihet gjithnjë më e bukur kur është në plazh, njofton Insajderi.
“Lëkura ime duket më së bukuri, kur kaloj kohë në plazh”, shkruan ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram. “A e keni menduar ndonjëherë, sepse un po”, vazhdon ajo.
Keni vënë re ndonjëherë se pas vetëm 15 minutash në plazh, ndjeheni më mirë se më parë? Jo vetëm të lumtur që jeni pranë ujit, por më e lehtë, më e shëndetshme…
Efektet e të qenit në plazh – pamjet, tingujt, erërat dhe ndjenjat, janë studiuar nga psikologët në të gjithë botën. Ata erdhën me një koncept që e quajnë ‘hapësira blu ‘- paqja dhe qetësia që sjellë deti.
Rezulton që vetëm tingulli teksa valët përplasen ngadalëson sistemin tonë nervor, zvogëlon stresin dhe promovon relaksim. Kur jemi në plazh, ne mund të qetësohemi, të pastrojmë kokën dhe shpesh të gjejmë zgjidhje krijuese për sfidat ose frymëzim për ide të reja.
Plazhi jo vetëm që ndikon pozitivisht në qetësinë shpirtërore, por ka një aftësi për të na bërë të ndjehemi më të bukur – ose siç thotë Hailey, “natyra është truku më i mirë i bukurisë”.
Kjo për faktin se, kripa e detit ka disa benefite të shkëlqyeshme. Hap poret, largon vajin e tepërt nga fytyra, zbeh shenjat në fytyrë, vret bakteret që shkaktojnë akne dhe zvogëlon inflamacionin.
Si ndodh kjo, do mendonit ju. Epo, kripa e detit është e stërmbushur me minerale të panumërta që shërojnë lëkurën. Magnezi, kalciumi, potasiumi ndihmojnë në absorbimin e toksinave, duke ndihmuar kështu procesin e shërimit. Dhe kjo e bënë kripën e detit një mrekulli për aknet dhe infeksionet.
Magnezi është një agjent anti-inflamator dhe anti-mikrobial, që largon aknet. Sulfuri në kripën e detit është një antiseptik natyral – shumë maska dhe kremra për akne sot përmbajnë sulfur si një përbërës aktiv.
Për më tepër, kripa shërben edhe si eksfoliant natyral, që largon nga lëkura juaj, qelizat e vdekura, duke ju lënë me një lëkurë më të butë dhe me shkëlqim.
E gjitha që ju duhet ndonjëherë, janë një palë bikini, një shishe ujë, krem kundër diellit dhe një plazh – që të gjeni relaksimin më të madh që jeta mund të ofrojë. /Insajderi.com