Për më shumë se dy dekada në skenë, Manjola Nallbani ka sjellë për publikun këngë të bukura pa fund.
Pegadogia e Akademisë së Arteve, është prezente në rrjete sociale, ku publikon copëza të përditshmërisë me miq e familjarë, po bashkëshorti i saj nuk duket të jetë në postimet e saj publike.
Ndonëse bashkëshorti i saj, Sokol Tona është mjaft i njohur në qarqet e tij, ai është gjyqtarët më të respektuar të Gjykatës së Tiranës që pëlqen të ruajë privatësinë e tij, larg famës që e gëzon e shoqja.
E ftuar në fundmi në “Shiko kush luan”, Manjola u pyet pse nuk poston kurrë foto me bashkëshortin. Kësaj pyetjeje, këngëtarja iu përgjigj:
“Familjen, njeriu e konsideron më të shtrenjtë se veten. Unë kam zgjedhur të jem person publik. Bashkëshorti im nuk ka pse të ketë një jetë publike”, u shpreh ajo.
“Në karrierën time ka pasur njerëz që më kanë dashur, siç ka pasur edhe nga ata që nuk më kanë dashur dhe askush nuk ka arsye që një artiste ta shajë apo ta urrejë, mirëpo edhe ndodh. Këto janë kusure që ne [artistët] i kemi zgjedhur, kemi zgjedhur të bëjmë këtë jetë. Ndërsa im shoq ka profesionin e tij, ka figurën e tij, ka dinjitetin e tij. Pikërisht për hir të dashurisë për të, nuk dua të bëjë një jetë që ai nuk e ka zgjedhur”, shtoi më tej Manjola.
Kujtojmë që së fundmi këngëtarja zbuloi se ka rezultuar pozitive për COVID-19 dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile pa ndonjë simptomë shqetësuese. /Insajderi.com