Vitin e kaluar, Meghan debutoi me një unazë të re fejese por nuk kishim ide pse. Epo, rezulton se Princi Harry dëshironte të befasonte nusen e tij të re me një version të ri të unazës që ka një kuptim të vecantë, njofton Insajderi.
Harry propozoi në vitin 2017, dhe mbi një vit më vonë Meghan u pa me një unazë të re dhe të përmirësuar. rrethi prej ari të verdhë u ndryshua në një rrethme diamantë. Harry e ripunoi dhe i dha nuses së tij një unazë të përjetshme të porositur si një dhuratë për përvjetorin e tyre të parë të martesës.
Dhurata e përvjetorit të parë të martesës, simbolizonte familjen e tyre të vogël, pas ardhjes së Archie-it.
Unaza e re me tre gurët e çmuar peridot, safir dhe emerald personifikonin Harry-n, Meghan-in dhe vogëlushin e tyre.
Dizajneri i unazës u shpreh se dëshira e Harry-it ishte ta bënte unazën diçka të përjetshme dhe se princi është menduar shumë para se ta vendoste. Një diamant i madh në mes dhe dy të vegjël anash, që janë pjesë e pasurisë së bizhuterive të princeshë Diana-s. Harry donte të ishte i sigurtë që ajo të ishte me familjen e re në rrugëtimin e gjatë që kanë para. /Insajderi.com
Burimi: Cosmopolitan