Ka një arsye të veçantë pse ky serial i famshëm ka vetëm 62 episode

Ka një arsye të veçantë pse ky serial i famshëm ka vetëm 62 episode

Çdo adhurues i vërtetë i televizionit ka shikuar serialin tronditës Breaking Bad të paktën një herë. Përzierja e dramës familjare dhe krimit  e bën shfaqjen një kryevepër në televizionin modern, dhe jashtëzakonisht të popullarizuar në mesin e fansave të saj besnikë.

Seriali pati 62 episod i cili nuk ishte numër i rastësishëm. Ashtu si kaq shumë referenca në Breaking Bad, edhe kjo u zgjodh me shumë kujdes për të përcjellë një mesazh më të thellë. Sidoqoftë, prezantuesi Vince Gilligan mund të kishte bërë miliona nëse ai do të hiqte dorë nga ideja e tij origjinale dhe të zgjaste sezonin e 5-të, njofton Insajderi.

Producentët madje refuzuan ofertën prej 75 milionë dollarësh për të krijuar vetëm edhe 3 episode tjera.

Ata që e njohin tabelën periodike të kimisë do ta dinë që elementi i 62-të është Samariumi. Ky element i veçantë është i njohur për trajtimin e kancereve, veçanërisht kancerin e mushkërive.

Për shkak se Walter White (personazhi kryesor) po vdiste nga e njëjta sëmundje, padyshim që simbolika nuk humbi nga askush. /Insajderi.com