Aktorja amerikane, Lori Loughlin, mund të lirohet nga burgu disa ditë më herët, tamam në kohë që të kthehet në shtëpi për Krishtlindje, afër fëmijëve të saj, njofton Insajderi.
Sipas faqes së internetit të Byrosë së Burgjeve (BOP), Loughlin aktualisht është planifikuar të lirohet nga burgu të dielën, 27 Dhjetor.
Ndërsa kjo është vetëm dy ditë pas festës së Krishtlindjes, agjencia shpjegon se ka një politikë tjetër të lirimit të burgosurve datat e të cilëve nisja bie në një festë të ligjshme, ose si në rastin e saj, në një fundjavë.
Në gusht, Loughlin iu dha një dënim dy-mujor për rolin e saj në skandalin e pranimeve në kolegj në të gjithë vendin, i cili gjithashtu rezultoi në një dënim me pesë muaj burg për burrin e saj, stilistin Mossimo Giannulli, 57 vjeçar. /Insajderi.com
Burimi: Fox News