Këngëtari Indian SP Balasubrahmanyam i cili ka thyer rekordin botëror të Guinness për më shumë se 40.000 këngë gjatë 50 viteve, ka vdekur në moshën vjeçare.
Ai ka kënduar në zhanre të larmishme, që nga hitet ritmike deri te kolonat zanoret të filmave më të famshëm Indian, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Balasubrahmanyam ka vdekur të premten pasi ka kaluar disa ditë në kujdes intensive pas diagnozës me Covid-19.
Vdekja e tij u përcoll me shumë tribute në mediat sociale nga adhuruesit dhe ndjekësit e tij.
Zëri i tij u përdor për shumë filma dhe kompozitorët më të famshëm të kohës përfshirë AR Rahman dhe Ilaiyaraaja.
Ai u bë i famshëm në vitin 1981 kur këndoi për filmin Ek Duuje Ke Liye (Ne jemi krijuar për njëri tjetrin), një tragjedi romantike./Insajderi.com