
Pioneri i muzikës reggae Frederick Nathaniel “Toots” Hibbert ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Muzikanti legjendar ka themeluar grupin Toots & the Maytals në vitet 60’.
Hibbert ka vdekur paqësisht në Kingston, Jamaica i rrethuar nga familja e tij.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, mirëpo ai ishte testuar për Covid-19, para dy javëve dhe ishte vendosur në kujdes intensive.
Hibbert është kredituar me popullarizimin e reggae dhe për emërimin e këtij zhanri. Hiti i tij “Do the Reggay” është kënga e parë që përdorë këtë term./Insajderi.com