Partnerja jetësore dhe muza e shkrimtarit fitues të çmimit Nobel Gabriel Garcia Marquez ka vdekur në moshën 87 vjeçare.
Mercedes përpos që ka frymëzuar dukshëm punën e Gabriel ka qenë ndihmësja e tij e pa kursyer gjatë gjithë jetës.
Mercedes dhe Gabo, siç njihej çifti, jetonin në Mexico City në vitin 1965, kur García Márquez-i filloi të shkruajë Njëqind vjet vetmi, rrëfenjën hipnotizuese për kohën, për fshatin mitik të Macondo-s, i cili mbështetej në zonën e Kolumbisë, ku ishin rritur të dy.
Lajmin për vdekjen e saj e dha i biri Rodrigo Garsia, i cili tregoi që ajo kishte vuajtur për shumë vjet nga problemet në frymëarrje./Insajderi.com