Ka vetëm një ditë jetë – e porsalindura e Gjikos dhe Elitës bëhet me llogari në Instagram

Ka vetëm një ditë jetë – e porsalindura e Gjikos dhe Elitës bëhet me llogari në Instagram
Burimi i fotografisë: SS: Gjiko/Instagram

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se vajza e Elita Rudit dhe Gjikos erdhi në jetë, njofton Insajderi.

Lajmin e ëmbël e konfirmoi së pari herë Elita me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ndau portretin e të voglës dhe zbuloi emrin e saj të veçantë – Bota Gjikolli.

Familja jonë u kompletua 💞 Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli / 03.03.2021 /”, shkruan Elita në postimin ku ndau edhe disa fotografi nga materniteti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

Për ardhjen e vajzës në jetë, një dedikim të bukur ndau edhe babi Gjiko në llogarinë e tij në Instagram.

“Kush ka vajza BOTËN ka”, shkruan ai duke vazhduar, “faleminderit Zotit për këtë dhuratë kaq të ëmbël”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Në postimin e tij u vërejt një detaj i lezetshëm – Bota, që ka vetëm një ditë jetë, tani është pajisur me llogarinë e saj në Instagram, që natyrisht menaxhohet nga prindërit.

Postimi i parë në llogarinë e saj, është një fotografi e dorës së saj të vogël që mbahet nga ajo e mamasë dhe babait.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bota Gjikolli (@botagjikolli)

Në dy orët e para të aktivizimit të llogarisë së saj ajo ka grumbulluar mbi tre mijë ndjekës. Ndërkohë në listën e personave që ndjek janë mami, babai dhe vëllai i saj i madh, Zëri.

Djali i çiftit gjithashtu ka një llogari të tijën në Instagram e cila u hap me 7 janar, dhe deri më tani numëron mbi nëntë mijë ndjekës. /Insjaderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @zerigjikolli