Debutoi në dhjetor të vitit 2004 dhe për 13 vjet, seriali “Kafeneja jonë”, jo vetëm se ka argëtuar familjet shqiptare, por në një moment edhe paska paralajmëruar shikuesit për të ardhmen.
Në çdo episod të serialit, janë satirizuar situatat politike dhe ekonomike aktuale të asaj kohe, duke prekur edhe rrafshin social.
Taksa komunale për Prishtinë? Paska kohë që është përmendur, dhe këtë na e kujtoi aktori i serialit, Fatmir Hyseni.
Në fakt, ishte personazhi i tij që e ka propozuar, “Unë propozoj që secili njeri që hyn në Prishtinë, të paguajë taksë komunale prej 10 eurosh”, kishte thënë aktori që në serial e kishte rolin e Orhanit.
Këtë pjesë të shkëputur e ka ndarë ai në llogarinë e tij në Twitter. /Insajderi.com
Hyhyhy pic.twitter.com/vQZdiaAhMa
— Fatmir Spahiu (@FatmirSpahiu) October 20, 2020