Kaia Gerber dhe Cara Delevigne bëjnë tatuazhe të njëjta duke konfirmuar lidhjen e tyre

Kaia Gerber dhe Cara Delevigne bëjnë tatuazhe të njëjta duke konfirmuar lidhjen e tyre

Vajza e Cindy Crawford, Kaia Gerber u ka treguar adhuruesve tatuazhin e ri, të cilin ajo e ka bërë bashkë me modelen Cara Delevigne.

Kaia është 10 vite më re sesa Cara, i është referuar Cara’s si “solemate” një lojë fjalësh me “solemate” (shpirt binjak), raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Dy modelet bukuroshe mendohet që janë afruar me njëra tjetrën gjatë karantinës.

Ato kanë bërë tatuazhet me rastin e festimit të ditëlindjes së 28 të Cara’s.

Tatuazhen e tyre i kanë bërë anash shputës së këmbëve dhe këtë e kanë dokumentuar në një fotografi të përbashkët të këmbëve.

Të dy modelet janë vetë izoluar së bashkë në Los Angeles, me disa të afërm.

Cara sapo ka përfunduar marrëdhënien e saj Ashley Benson, ndërsa Kaia me komedianin Pete Davidson./Insaderi.com