Kalon në arrest shtëpiak njëri nga tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kalon në arrest shtëpiak njëri nga tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Njërit nga tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është liruar nga paraburgimi dhe masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

I dyshuari M.M. do të mbahet në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“I dyshuari M.M. është dërguar në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Dy të tjerët do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim”, ka thënë Zhuti.

Mbrëmjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit ndodhi një sulm me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës i cili po udhëtonte nga Gjakova. Si pasojë e sulmit mbetën të vdekur tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Ndërkaq, për këtë rast, më 11 dhjetor janë arrestuar tre persona, babai dhe dy djemtë e tij, të dyshuar se kanë kryer vrasjet. Një ditë pas, të njëjtëve u ishte caktuar masa e paraburgimit./insajderi.com