Kanabisi mendohet të ndihmojë në zbutjen e pezmatimit të mushkërive shkaktuar nga Covid-19

Kanabisi mendohet të ndihmojë në zbutjen e pezmatimit të mushkërive shkaktuar nga Covid-19

Hulumtuesit në Universitetin e Nebraskës dhe të Texas Biomedical Research Institute kanë publikuar një artikull ku sugjerohet që CBD mund të përfshihet në trajtimin e inflamacionit të mushkërive shkatuar prej virusit.

Autorët numëruan disa studime që treguan efektin e CBD lidhur me inflamacionin e mushkërive. Edhe THC kishte efekt të njejtë, mirëpo shumë pacientë do të preferonin benefitet pa efektet psikoaktive që ka e dyta, raporton Truththeory, shkruan Insajderi.

Artikulli poashtu sugjeron që CBD mund të ndihmojë me stresin psikologjik që vjen pas luftës me virusin Korona.

“Sikur në rastin e Ebolës, pacientët që janë duke u trajtuar për Covid-19, mund të përjetojnë stres psikologjik dhe social që shkatohet nga pezmatimi kronik dhe reaksione autoimunitare. Prandaj teste të ndryshme klinike treguan që CBD zbut ankthin dhe frikën e shkaktuar nga epidemia.”

Hulumtuesit thanë se u duhen më shumë studime për të konfirmuar këto sugjerime, prandaj paralajmëruan që nuk rekomandojnë që pacientët të tymosin por në vend të kësaj ta marrin substancën në mënyrë orale./Insajderi.com