Kanabisi mund të parandalojë degjenerimin e trurit tek të moshuarit

Kanabisi mund të parandalojë degjenerimin e trurit tek të moshuarit

Thc, përbërës aktiv tek marijuana, mund të jetë në gjendje të luftojë reduktimin e aftësisë njohëse, e lidhur me plakjen dhe të parandalojë demencën, por tek të rinjtë efekti është i kundërt. Këto janë rezultatet e një studimi, të aplikuar për momentin tek kavjet

Qetësues, stimulues i oreksit, antispazmodik. Janë të shumta efektet terapeutike të kanabisit mjekësor, një substancë kontroverse pë përdorimin e gjerë rekreativ, por gjithsesi i disponueshëm në shumë vende për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda neurodegjenerative, sëmundje kronike dhe tumore.

Dhe nëse lista e efekteve potenciale të kësaj bime është që tani interesante, në të ardhmen mund t’i shtohet një tjetër, po aq i rëndësishëm; kanabisi në fakt mund të rezultojë një ‘antiplakje’ shumë e mirë. Ose më saktë, mund të përmirësojë kujtesën, të mësuarit dhe njohjen tek të moshuarit, duke e mbrojtur trurin nga efektet e kohës. Të dhënat e mësipërme vijnë nga një studim i publikuar në ‘Nature Medicine’ i ndërmarrë tek minjtë, por siç shpjegojnë studiuesit, bëhet fjalë për rezultate të rëndësishme të cilat justifikojnë edhe një eksperiment mbi qeniet njerëzore.

Studimi – Kërkimi është kryer në laboratorët e Universitetit të Bonit dhe në Universitetin Hebraik të Jerusalemit dhe ka eksperimentuar efektet e kanabisit tek minjtë, kafshë me një cikël jete relativisht të shkurtër që nisin t’i shfaqin shenjat e para të degradimit të trurit kur janë rreth 12 muajsh.

Studiuesit iu injektuan kafshëve doza të vogla të Thc, përbërës aktiv i kanabisit në moshën 2, 12 dhe 18 muajsh. Dhe më pas testuan aftësitë e kujtesës dhe të mësuarit të brejtësve, duke krahasuar rezultatet e tyre me ato të minjve tek të cilët nuk u injektua përbërësi i mësipërm.

Rezultatet – Si në moshën 12 muajshe dhe 18 muajshe, minjtë tek të cilët ishte injektuar Thc shfaqën funksione njohëse të krahasueshme me ato të minjve më të rinj, vetëm 2 muajsh. Ndërkohë, tek grupi tjetër i minjve, tek të cilët nuk ishte injektuar e njëjta substancë, degjenerimi i trurit ishe shfaqur (siç ishte parashikuar), rreth moshë 12 muajsh.

“Trajtimi, pohon koordinatori i studimit Andreas Zimmer nga universiteti i Bonit, – i ka dhënë fund degjenerimit normal të trurit tek minjtë më të moshuar”.

Për ta kuptuar se si, studiuesit analizuan në këtë pikë indin e trurit të kafshëve dhe zbuluan se në nivel molekular dhe lidhjet mes neuroneve të trurit tek minjtë e ekspozuar ndaj Thc rezultonte shumë më i ngjashëm me atë të minjve më të rinj se sa me atë të një ekzemplari normal të moshuar, përcjell gazeta-shqip.

“Thc, – nënvijëzon Zimmer – duket gati sikur kthen mbrapa orën molekulare të trurit”.