
Me sa duket gjithqka ka përfunduar mes çiftit hollivudian Kim dhe Kanye.
Kanye West është i trishtuar dhe në ankth pasi martesa me Kim Kardashian po përfundon.
Një burim i afërm për “People Wednesday” tregoi se “Kanye nuk është mirë”.
“Ai e di që martesa ka mbaruar dhe nuk ka çfarë të bëj. Fituesi i “Gramy” është në dijeni se po e humbet Kim-in pasi që kërkesa për divorc nga ana e saj është depozituar”, ka shtuar burimi.
Megjithëse burime pranë çiftit kanë thënë se vetëm një mrekulli do të shpëtonte martesën e tyre”.
Ylli i “Keeping up with Kardashians”, ka katër fëmijë me West.
Ajo tha se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij kurdo që ai dëshiron./Insajderi.com