Walmart ka depozituar një ankesë në Zyrën e Patentave dhe Markave të SHBA-së, duke pretenduar se një dizajn i propozuar i logos për markën Yeezy të Kanye Ëest duket shumë si logoja e vetë gjigandit të shitjes me pakicë.
Në ankesën e tij, të paraqitur javën e kaluar dhe raportuar të martën nga Bloomberg, Walmart argumentoi se modeli i propozuar i Yeezy “ka të ngjarë të shkaktojë konfuzion, gabim dhe mashtrim” midis konsumatorëve, duke i bërë ata të lidhin gabimisht produktet e Yeezy me Walmart, transmeton Insajderi.
Logoja e propozuar e Yeezy përbëhet nga tetë shigjeta me tre pika që rrezatojnë jashtë në një model si ylli. Logoja e Walmart, të cilën kompania ka përdorur që nga viti 2007, ka gjashtë vija të ngurta me skaje të rrumbullakosura. /Insajderi.com