Reperi, Kanye West thuhet se e ka tradhtuar Kim Kardashin, transmeton SHQIP.com
E gjithë kjo pasi mirëpritën dy fëmijët e tyre të parë dhe kjo është frymëzim për këngën e tij të re të quajtur, “Hurricane”.
Burime të shumta konfirmuan kuptimin pas teksteve në këngën e albumit të fundit të titulluar “Donda”, që u publikua me shumë bujë dhe polemika.
Sipas burimit e gjithë kënga tregon historinë e tij të tradhtisë gjatë martesës me Kimin.
“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që bëri gabim dhe për përgjegjësinë për ndarjen e tyre”, tha një burim.
“Nëse shikoni më afër teksteve, ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, edhe pas dy fëmijëve”, thuhet më tej.
Përkundër tradhtisë ata vazhduan martesën e tyre dhe kanë edhe dy fëmijë të tjerë.
Kayne thuhet që ka pasur probleme me alkoolin dhe shumë rrallë ka shkuar në shtëpinë e tyre.
Derisa deklaratat e Kanye bënë bujë në mediat sociale, tradhtia dhe lufta ndaj alkoolit gjithashtu ishin disa nga arsyet që prishën këtë marrëdhënie.
Kim bëri kërkesë për divorc nga artisti amerikan në shkurt të këtij viti, pas gjashtë vitesh martesë.
Ish-çifti Kim dhe Kanye, janë prindër të katër fëmijëve: North, Chicago, Saint dhe Psalm. Të katër fëmijët kanë mbiemrin West.
Ai kishte thënë se formalisht njihet si Kanye West “Unë jam Ye”.
Martesa mes Kim dhe Kanye ka përfunduar në pranverë të këtij viti ndërkohë që ata vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin./Insajderi.com