Kanye West është i shqetësuar nga TikTok dhe dëshiron të krijojë Jesus Tok

Kanye West është i shqetësuar nga TikTok dhe dëshiron të krijojë Jesus Tok

Dje Kanye West ndau mendimet e tij në Twitter lidhur me aplikacionin TikTok dhe idetë e tij për mundësinë e ndryshimeve që mund të i bëhen këtij aplikacioni.

“Një vision m’u shfaq… Jesus Tok,” shkroi ai, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Arsyeja pse ai do të krijoj Jesus Tok është për shkak të përmbajtjes eksplicide të platformës.

“Isha duke parë video në TikTok me vajzën time dhe si baba i krishterë u shqetësova nga përmbajtja por më pëlqeu shumë teknologjia e përdorur,” tha ai.

Ai shtoi se do të dëshironte të bashkëpunoj me TikTok për një ‘version të monitoruar që është i sigurtë për fëmijë dhe për botën në emrin e Jesus, amin’.

Vajza e Kanye West është adhuruese e TikTok ,duke u bazuar në deklaratën e nënës së saj, Kim Kardashian. “Ne bëjmë shumë video për TikTok së bashku, ajo nuk është e lejuar të i postoj, por i ruan ato nëpër ‘drafts’.”

Ende nuk dihet se cilat përmbajtje të TikTok e kanë shqetësuar Kanye West kaq shumë?/Insajderi.com