Kanye West ka humbur sasi të mëdha parash në kampanjën e dështuar për president

Kanye West ka humbur sasi të mëdha parash në kampanjën e dështuar për president

Kanye West ka shpenzuar një sasi të madhe parash në kampanjën e nisur për zgjedhje presidenciale.

Reperi raportohet të këtë shpenzuar 6.8 milion dollarë në kampanjë. Ai kishte përfshirë në kampanjë 10 vende, përfshirë Colorado, Iowa dhe Minnesota, sipas CNN.

Këtë javë ai u refuzua nga Arizona, Virginia dhe Wisconsin pasi përpjekjet e tij dështuan.

Partia politike e Kanye është quajtur The Birthday Party, “sepse kur ne të fitojmë, është sikur të festojmë ditëlindjen e të gjithëve”, ka thënë ai në raportin e parë për Federal Election Commission.

Raporti i dërguar të premten, tregon që ai ka shpenzuar 5.9 milion dollarë, duke i arsyetuar si para të përdorura në procesin e mbledhjes së nënshkrimeve.

Këto shpenzime kanë konfirmuar që muzikanti është duke u ndihmuar nga burime republikane.

“Sipas FEC filings, kampanja e West është paguar 1.28 milion prej Atlas Strategy Group që udhëhiqet prej Gregg Keller, një republikan që është ish drejtori I Unionit Konzervativ Amerikan”./Insajderi.com