Së fundmi Kanye West ka marrë shumë kritika pasi sipas njerëzve ai po tallet me fenë islame, njofton Insajderi.
Ai ka prezantuar dy palë atlete të reja që kanë çmim mbi 235 dollarë, dhe janë emëruar sipas engjëjve të vdekjes dhe gjykimit, të fesë islame.
Israfil Yeezy Boost 350 V2 tashmë është duke u furnizuar nga Adidas, ndërsa Yeezy Boost 350 V2 Asriel pritet të dalë muajin e ardhshëm.
Përdoruesit e mediave sociale kritikuar artistin dhe kompaninë sportive, duke i akuzuar ata se kanë bërë një ‘fyerje jashtëzakonisht të dëmshme’ me emërimin e atleteve dhe se ‘duhet të kërkojnë falje’.
Përdoruesit e mediave sociale po bëjnë thirrje që emrat e atleteve të ndryshohen menjëherë, një ndjesë dhe që Adidas të rishikojë se si i emërohen atletet.
Një blerës i zemëruar kritikoi artistin në Twitter, duke shkruar: “Engjëjt, konsiderohen të jenë krijesa të bekuara të Zotit në Islam, po aq sa një religjionet tjera”.
“Që Adidas ta asociojë atë që besojnë myslimanët si krijesa të tilla të bekuara me atlete është një fyerje jashtëzakonisht e dëmshme për të cilën ata duhet të marrin përgjegjësi.” /Insajderi.com
Burimi: Daily Mail