Kanye West rrëfehet: Për pak e vrava vajzën time

Kanye West rrëfehet: Për pak e vrava vajzën time

Kanye West tha “Për pak e vrava vajzën time” dhe u përlot gjatë fjalimit të kampanjës.

Reperi tregoi detaje nga diskutimi me gruan e tij Kim, lidhur me abortimin e vajzës së tyre North, raporton The Mirror, shkruan Insajderi.

Përderisa përsëriti disa herë mes lotëve, “Për pak e vrava vajzën time”, reperi i tha turmës së ishte paralajmëruar të mos tregonte për këtë ndodhi të tij.

Ai vazhdon duke treguar se para pak kohe, babai i tij i kishte treguar që ai donte që nëna e tij Donda ta abortonte.

Kanye thotë që ishte nëna e tij që ia kishte shpëtuar jetën. “Nëna ime më shpëtoi jetën. Babai donte të më abortonte. Nuk do të kishte Kanye Ëest sepse babai im ishte shumë i zënë.”

Ai vazhdoi duke spjeguar që si mënyrë për të ilegalizuar abortimin mund të jetë pagesa prej miliona dollarësh për nëna të varfëra shtatëzëna. “Secili person që ka një bebe do të marrë miliona dollar,” tha ai./Insajderi.com