Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Do ta mendonit ndonjëherë Kanye West për president të SHB-së?

Besojeni ose jo, por Kanye West deklaroi në Twitter kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” shkroi ai. “Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Mirëpo kjo ‘shpallje’ kandidature mbetet vetëm një tweet e artistit në Twitter, sepse deri më tani ai nuk ka ndërmarrë hapat që duhet për kandidaturë.

Me zgjedhjet vetëm katër muaj larg, West ka ende nevojë të regjistrohet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, të paraqesë një platformë fushate, të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme për të marrë në votimin e nëntorit dhe më shumë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Ai tashmë ka humbur afatin për të paraqitur si kandidat të pavarur në shumë shtete.

Megjithatë, ai ka fituar të paktën një miratim të dukshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Tesla Elon Musk, i cili u fotografua së fundmi me West, iu përgjigj në tweet-in e tij me: “Ju keni mbështetjen time të plotë!” . /Insajderi.com