Kapen kidnapuesit e qenve të Lady Gaga-s

Kapen kidnapuesit e qenve të Lady Gaga-s

Grupi që dyshohet se kidnapoi bulldogët francezë të Lady Gaga-s dhe qëlloi shëtitësin e qenve të saj janë arrestuar nën akuzën e vrasjes dhe grabitjes, sipas një raporti.

Disa njerëz, përfshirë gruan që dyshohet se shpëtoi këlyshin e zhdukur pas rrëmbimit më 24 shkurt, u morën në paraburgim këtë javë, thanë burime të zbatimit të ligjit për TM, transmeton Insajderi.

Policia dyshoi që nga fillimi dhe e këshilloi këngëtaren të mos paguante shpërblimin e premtuar prej 500,000 dollarësh.

Autoritetet dyshojnë se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti njerëzish që grabisin qen dhe kërkojnë shpërblime.

Personi që po kujdesej për qentë e saj në kohën e sulmit, Ryan Fischer, u plagos por po shërohet. /Insajderi.com