Kapen “mat” Alvisa dhe Hyseni, i publikohen fotografi çift

Kapen “mat” Alvisa dhe Hyseni, i publikohen fotografi çift

visa dhe Hyseni kanë qenë për një kohë të gjatë kryefjala e mediave rozë për shkak të ndarjes që ata kanë pasur.

Ata ishin në lidhje dashurie për tri vite radhazi dhe më vonë të dy u bënë pjesë e “Për’puthen 3”.

Edhe pse dyshja u shprehen se kjo ndodhi spontanisht, në rrjet është aluduar se kjo ngjarje e tyre ishte menduar mirë e mirë.

Krahas kësaj, një foto e publikuar nga “Vipat e Bllokut” është bërë virale në rrjet, ku fansat janë duke aluduar se ata janë bashkë.

Aty shihen Hyseni dhe Alvisa pranë njëri-tjetrit, por nuk dihet saktësisht se kur është shkrepur kjo fotografi, por që nuk është kohë e gjatë pasi që Alvisa ka ngjyrën e flokëve që ka kohë të shkurtër që e ka ndryshuar.

Në anën tjëtër, Hyseni sot ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku shihet më veshjen e njëjte që ka pozuar me Alvisën.

Hyseni tashmë e disa ditë ka dalur nga emisioni, për shkak të një konflikti që kishte më Brunon./Insajderi.com