Karantina paska qenë produktive për Rinën dhe Sin Boy, çifti surprizon fansat me lajmin!

Karantina paska qenë produktive për Rinën dhe Sin Boy, çifti surprizon fansat me lajmin!

Rina Balaj dhe partneri i saj, Sin Boy, po e kalojnë së bashku karantinën duke qenë se disa kohë më parë nisën të bashkëjetonin.

Mirëpo, dyshja nuk e ka lënë që kjo kohë t’i shkojë kot dhe janë bërë më produktivë se kurrë, duke përgatitur projekte të reha për fansat e tyre.

Ata do të realizojnë jo vetëm një këngë, por një album të tërë së bashku!

Madje, Rina tregon se albumi do të ketë plot 20 këngë, lajm i cili ka gëzuar fansat e dyshes.

Në një postim në InstaStory, reperja njofton për albumin e ri, mirëpo nuk e bën të ditur emrin e tij.

“20 këngë, 1 album, vetëm unë dhe Sin Boy”- shkruan Rina.

Më herët, çifti ka publikuar edhe tre bashkëpunime të tjera, të cilat kanë rezultuar tepër të suksesshme.

“Gigi”, “Meredith” dhe “Tentacion” janë pritur mirë nga fansat, të cilët i kanë pëlqyer dy artistët në bashkëpunim.