Karriera e Rita Orës pësoi një goditje të rëndë pas organizimit të festës ilegale

Karriera e Rita Orës pësoi një goditje të rëndë pas organizimit të festës ilegale

Këtë javë të gjithë kanë diskutuar për faktin se si Rita Ora organizoi një festë ilegale gjatë një pandemie të vazhdueshme ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte nën bllokim.

Festa e saj e organizuar në një nga restorantet luksoze të Londrës, priti 30 të ftuar ndër ta edhe shumë të famshëm si modelja, Cara Delevigne dhe Vas J Morgan, njofton Insajderi.

Gazëta “The Sun” raportoi ekskluzivisht për festën ilegale për 30 vjetorin e këngëtares, e që atëherë reagimi publik ka qenë i ashpër.

Këngëtarja u desh të kërkonte falje publikisht e të paguante një gjobë prej me shumë se 10 mijë eurosh, ndërkohë që policia e vendit vazhdonte hetimet për të dhe restorantit që u hap për këtë festë.

Po këtë javë, ajo do paraqitej në “The Jonathan Ross Show”, por e anuloi. Besohet se kjo intervistë nuk është e vetmja, meqenëse ajo do të ketë anuluar edhe shumë shfaqje tjera publike si pasojë e turpërimit.

Me gjithë këtë që ndodhte, u raportua se Rita kishte nisur një hulumtin për të zbuluar se kush e spiunoi festën e saj, duke dyshuar në miqtë që kishte ftuar.

Një stacion radio në Exeter ka qenë një nga të parët që ka dalë dhe ka thënë se nuk do të luajë më këngë të Rita Ora, për shkak të lajmeve për festën e saj të ditëlindjes.

Prezantuesi i emisionit të mëngjesit në “Radio Exe” Ben Clark njoftoi se ai po e rendiste atë në listën e zezë për “të ardhmen e parashikueshme”. Ai me shumë ironi u tha dëgjuesve se vajza e tij 11-vjeçare ishte më e gatshme të pranonte rregullat sesa Rita Ora.

Një stacion radio në Milton Keynes, MKFM, gjithashtu ka vendosur të heqë Rita Ora nga emisionet e saj.

Distancimi nga shfaqjet publike si dhe bojkotimi i muzikës së saj, nuk është e vetmja gjë si rrjedhojë e aktit të saj të kundërligjshëm.

Edhe fansat e saj janë të acaruar sepse sipas Social Blade muajin e fundit ajo ka humbur 17,000 ndjekës në Instagram. Kjo arriti kulmin me një humbje prej 7,662 ndjekës të dielën që lamë pas.

Përveç Rita Orës, është bërë thirrje të bojkotohet edhe restoranti që hapi dyert për festën e saj.

Sipas gazetës, Daily Mail, restoranti “Casa Cruz” në Noting Hill, është vërshuar nga kritika negative në plaftomat, Trip Advisor dhe Google, duke bërë që vlerësimi të binte në një yll.

Një koment shkruante: “Shmangni me çdo kusht. Ata shkelin ligjin dhe nuk iu bëhet vonë për shëndetin publik. Ata u hapën gjatë një bllokimi kombëtar. 59.051 të vdekur dhe ata nuk çanë kokën”.

Një person tjetër – e quajtur Emah – tha se ajo do t’i jepte restorantit një yll sepse ai organizoi një ‘festë të paligjshme ditëlindjeje për të madhërishmen Rita Ora”.

Ndërkohë, pronari i Casa Cruz, Nicholas Fallows thuhet se ka thënë se ai nuk dinte asgjë për festën e paligjshme. /Insajderi.com