
Dukesha e Kembrixhit mësonte arabisht, lexonte ajetet nga Kur’ani dhe festonte Ramazanin në kohën sa ishte në çerdhe në Jordani.
Familja e Kate u shpërngul në Jordani në maj të vitit 1984 kur ishte dy vjeç dhe motra e saj ishte vetëm tetëmuajshe, pasi babai i saj Michael, menaxher i British Airways u zhvendos për punë në kryeqytetin jordanez të Ammanit.
Tani një intervistë për The National me themeluesin e çerdhes Assahera ku Kate mori pjesë është rishfaqur sërish në internet, pasi Princi William vizitoi kryeqytetin jordanez më parë këtë javë.
Sahera al Nabulsi dha një pasqyrë për vitet e hershme të Kate, duke thënë: ‘Rutina në mëngjes ishte që të gjithë fëmijët të uleshin në një rreth ku të gjithë do të këndonin si në anglisht dhe arabisht.
‘Ne do të lexonim një ajet nga Kur’ani për të përmirësuar arabishten e fëmijëve dhe për të treguar tregime për shokët e Profetit, si Omar Bin Khattab. Ideja ishte përforcimi i koncepteve të tilla si respekti dhe dashuria. ‘
Kate ishte në një klasë prej 12 vetave, ndërsa çerdhja kujdesej për 100 fëmijë të moshave 3-5 vjeç nga Jordania, Britania, Japonia, India, Indonezia dhe Amerika.
Në mëngjes, të gjithë grupoheshin së bashku për të mësuar arabisht para se të ndaheshin në klasa të ndryshme. Mësuesi i pyeste në gjuhën arabe ‘Kush mban sot të kuqe?’ në mënyrë që fëmijët të njohin ngjyrat, “kujton zonja al Nabulsi.
Stafi i çerdhes visheshin si Santa Claus në Krishtlindje për të argëtuar fëmijët, dhe festonin Bajramin në fund të Ramazanit, si dhe një daullexhi vizitonte çerdhen për të argëtuar fëmijët.
Kate jetoi në Jordani për tri vjet përpara se të kthehej në Berkshire me familjen e saj, kur përfundoi punën babai i saj.
Princi William vizitoi parkun arkeologjik Jerash këtë javë dhe u fotografua në të njëjtin vend ku bashkëshortja e tij dikur ishte fotografuar duke luajtur.
Organizatorët e vizitës së princit kishin vendosur një fotografi të madhe të dukeshës së Kembrixhit, si fëmijë fotografuar me babanë dhe motrën e saj më të vogël rreth 30 vjet më parë.
Princi bëri një shaka për vjehrrin e tij, duke i thënë princit të kurorës: “Michael duket shumë i zgjuar në sandale.”
Ai pozoi për një fotografi në të njëjtin vend, duke u thënë fotografëve: ‘Ne duhet të sjellim fëmijët herën tjetër’.
Dukesha e Kembrixhit nuk e shoqëroi burrin e saj në udhëtim pasi ajo ishte në pushim të lindjes pas lindjes së fëmijës së tyre të tretë, princit Louis.
Duke folur me një shef bamirësie gjatë vizitës, William tha: ‘Ajo donte të ishte këtu, me të vërtetë. Ajo është shumë e mërzitur që unë erdha këtu pa të”./Insajderi