Kate Middleton dhe Princ William i thonë lamtumirën e fundit ‘mikut’ të familjes

Kate Middleton dhe Princ William i thonë lamtumirën e fundit ‘mikut’ të familjes

Kate Middleton dhe Princi William dhe tre fëmijët e tyre janë në zi për humbjen e qenit të tyre të familjes, Lupo, shkruan E News, transmeton Insajderi.

Çifti mbretëror njoftoi lajmin e trishtë në Instagram sot, 22 nëntor.

Ata ndanë një foto të qenit ku shkruajnë, “Fatkeqësisht, fundjavën e kaluar qeni ynë i dashur, Lupo, vdiq. Ai ka qenë në zemër të familjes tonë për nëntë vjetët e fundit dhe do të na mungojë shumë”.

Kate dhe William e mirëpritën këlyshin në shtëpinë e tyre në Pallatin Kensington, tetë muaj pas martesës së tyre mbretërore. Lupo ishte aq popullor sa që në vitin 2014, ai u bë subjekt i një libri për fëmijë.

Me kalimin e viteve, çifti, si dhe vëllezërit e motrat e Kate, Pippa Middleton dhe James Middleton, dhe vëllai i William, Princ Harry, herë pas here u pikasën dhe u fotografuan me Lupo-n, ndërsa ai gjithashtu është shfaqur në portrete zyrtare familjare. /Insajderi.com