Kate Moss preferon jetën e shëndetshme dhe shkëlqen në fotot pa make up

Kate Moss preferon jetën e shëndetshme dhe shkëlqen në fotot pa make up

Ish supermodelja Kate Moss, 46 vjeç, shkëlqente në fotografitë pa make up në një jaht në rivierën spanjolle.

Kate është duke kaluar pushimet në një jaht luksoz bashkë me vajzën e saj Lila Grace dhe të dashurin 33 vjeçar, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ajo vendosi të niset për Ibiza pasi kishte kaluar muaj të tërë e izoluar në shtëpinë e saj.

E veshur me bikini të zeza ajo dukej e tonifikuar dhe shkëlqente me pamjen e saj pa make up.

Supermodelja e cila ishte e famshme për stilin e jetës me droga dhe alkool tashmë ka kaluar krejtësisht në jetë të shëndetshme.

Ajo ka rrëfyer që nuk ka pirë asgjë prej 2 vitesh dhe se tani bën yoga dhe sheh Netflix në vend se të dal për të u argëtuar nëpër klube si më parë./Insajderi.com