Katër vjeçari arrin marrëveshjen me shtëpinë botuese për të publikuar librin e tij të parë me poezi

Katër vjeçari arrin marrëveshjen me shtëpinë botuese për të publikuar librin e tij të parë me poezi

Libri i parë i Keats doli kur ai i kishte 21 vjeç, Mary Shelley ishte 18 kur filloi të shkruante Frankenstein. Por të dy ishin shumë më të mëdhenjë se sa Nadim Shamma Sourgen, i cili në moshën 4 vjeçare ka arritur marrëveshjen për publikimin e librit të tij të parë, raporton The Guardian, shkruan Insajderi.

Temat e poezive të Nadim variojnë prej ritualit të hyrjes në shtëpi:

“Take our gloves off / Take our shoes off / Put them where they’re supposed to go. / You take off your brave feeling / Because there’s nothing / to be scared of in the house,”

deri te dashuria

“Everyone has love / Even baddies/ Baddies love their baddie friends / Even very baddie ones // Policemen might arrest them / But they’ll still have their love”.

Nadim është zbuluar nga fituesja e  këtij viti të çmimit Orwell, poetja dhe mësuesja Kate Clanchy, e cila takoi nënën e Nadim, Yasmine Shamma, një ligjëruese e letërsisë.

Clanchy filloi të publikojë disa prej poemave të Nadim në mediat sociale dhe Nadim u intervistua nga Sunday Times dhe Sky News.

Nadim ka arritur një marrëveshje me Walker Books, që do të publikojë poezitë e tij mahnitëse verën e ardhshme.

Udhëheqësja e shtëpisë Denise Johnstone-Burt, botuese ka thënë që ajo është e mrekulluar që dikush në një moshë aq te re, të mund të shkruajë vargje kaq të ndjeshme.

“Poemat flasin për ndjenja të rëndësishme si dashuria e vetmia, dhe Nadim arrin të gjej fjalët e përsosura,” thotë Denise.

Nëna e Nadim ka treguar që i biri ende është duke mësuar të shkruajë dhe lexojë, prandaj ai ia dikton së ëmës poezitë./Insajderi.com