Pasi e humbi lëndën në gjyq për plagjiaturë me këngën “Dark Horse”, këngëtarja do të ballafaqohet edhe me një rast tjetër edhe më të rëndë.
Këngëtarja kësaj radhe akuzohet për ngacmim seksual nga modeli I cili luajti në hitin e 2010-tës “Teenage Dream”.
Është fjala për modelin Josh Kloss, ai përmes një postimi në “Instagram” tregon historinë se si kishin kaluar gjatë realizimit të videos.
Ai thotë se “këngëtarja ishte e lezetshme dhe e sjellshme, kur njerëz të tjerë ishin rreth, ajo ishte e ftohtë si akull, madje kishte përqeshur puthjen e tij para stafit të xhirimeve të videos”.
Më pas ajo kishte ftuar atë në një klub nate, por ai e kishte refuzuar. Por në një party tjetër ajo filloj të mi heqtë rrobat që t’u tregonte miqve të sajë penisin tim! Mund ta imagjinoni se me sa siklet u largova.
Tutje modeli thotë, “e them këtë tani sepse kultura jonë thotë se burrat me fuçi e ndikim janë pervers, por femrat me fuçi janë po aq të neveritshme”.
Këto ishin ndër gjërat që ndau modeli përmes “Instagramit”
Ky lajm po bënë bujë të madhe në Amerikë, e siç duket këngëtarja është prapë në telashe.