Katy Perry e pranon që tentoi të bënte vetëvrasje pas ndarjes me Orlando Bloom në vitin 2017

Katy Perry e pranon që tentoi të bënte vetëvrasje pas ndarjes me Orlando Bloom në vitin 2017

Katy Perry ka rrëfyer se ishte duke konsideruar të bëj vetëvrasje pasi u nda nga i dashuri dhe për arsye që albumi i saj nuk kishte pasur sukses.

Katy tha se ajo kishte prekur fundin në jetën personale dhe profesionale gjatë një interviste për radion SiriusXM CBC, raporton Elle, shkruan Insajderi.

“Karriera ime ishte shumë e luhatshme, me rënie dhe ngritje të mëdha. Unë po e përjetoja shumë rëndë,” rrëfeu ajo.

Ajo tregoi që e vetmja gjë që e kishte shpëtuar, ishte besimi se gjërat do të përmirësoheshin.

“Ishte e rëndësishme që unë të thyhesha sepse në atë mënyrë e rikrijova veten.”

“Një prej gjërave që më shpëtoi jetën ishte mirënjohja, gjeta mënyra për të qenë mirënjohëse edhe kur isha e palumtur dhe me disponim të keq, “ tregon ajo.

Këngëtarja është një prej yjeve që flet shumë shpesh dhe hapur për shëndetin e saj mendor, duke e luftuar kështu stigmën që sillet rreth kësaj dukurie.

Javën e kaluar ajo tregoi për ‘valët’ e depresionit që kishte përjetuar gjatë pandemisë./Insajderi.com