Katy Perry humb gjyqin për “Dark Horse”, shpallet fajtore për plagjiaturë

Katy Perry humb gjyqin për “Dark Horse”, shpallet fajtore për plagjiaturë

Kënga “Dark Horse”, në bashkëpunim me Juicy J, projekt që për kohën kur u publikua jo vetëm që ishte një super sukses për këngëtaren por tërhoqi vëmendjen dhe për videoklipin e veçantë. Meqë ra fjala tani që flasim ka 2.5 milairdë klikime në Youtube.

Megjithatë, shumë shpejt pas lancimit të këngës në 2014-ën, Katy dhe skuadra e saj u përballen me akuza pë plagjaturë, më saktë nga reperi jo shumë i njohur Flame. Sipas këtij të fundit, beat-i këngës ishte i kopjuar nga kënga e tij “Joyful Noise”, e cila është kjo më poshtë:

Për ju që e keni harruar, ky është “Dark Horse”:

Dhe akuzat e reperit nuk mbetën vetëm në stadin e zhurmës online, por ai ju drejtua gjykatës, duke paditur kështu këngëtaren dhe producentët e saj për kopje. Dhe tani, pas kaq kohësh që kjo ceshtje shqyrtohej, është dhënë vendimi përfundimtar, që siç mund ta keni kuptuar, është kundra Perry-t. Gjykata e ka shpallur atë fajtore dhe tani e vetmja gjë që ka mbetur të vendoset është shuma e dëmshpërblimit që artistja duhet t’i paguajë Flame. Dhe duke njohur ligjet në SHBA për të drejtën e autorit, na e merr mendja që do të jetë një goxha shumë.

Sipas “Rolling Stones”, avokatët e Katy-t argumentuan në gjykatë që pjesa e këngës, për të cilën thuhet se është kopjuar, në fakt është shumë e shkurtër për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit dhe e zakonshme në shumë këngë, megjithatë kjo nuk mjaftoi për të bindur gjykatësit.