Katy Perry i kërkon yllit të serialit Friends të bëhet kumbara e fëmijës së saj

Katy Perry i kërkon yllit të serialit Friends të bëhet kumbara e fëmijës së saj

Jennifer Aniston nuk mund të i përmbante lotët e gëzimit, kur mikesha e saj, këngëtarja Katy Perry i kërkoi të bëhej kumbara e fëmijës së saj.

Sipas Daily Mirror gjatë kohës së karantinës Jennifer e ka mbështetur shumë këngëtaren Perry, prandaj ajo ishte zgjidhja e parë për kumbarë, për fëmijën që pret ta lind, shkruan Insajderi.

Dy yjet janë mikesha për një dekadë tashmë, mirëpo gjatë kohës së fundit Aniston u afrua edhe më shumë me Perryn dhe bashkëshortin e saj Orlando Bloom.

Katy Perry lajmëroi shtatëzaninë e saj muaj më parë, në videon e këngës “Never Worn White” ku shihet duke ledhatuar barkun e saj prej shtatëzëne./Insajderi.com