
Katy Perry ka ngritur një urdhër ndalese ndaj një burri që quhet William, shkruan Insajderi.
Urdhër ndalesa është ngritur për të mbrojtur atë, burrin e saj Orlando dhe vajzën e vogël Daisy dhe djalin e Orlandos, Flynn.
Burri në fjalë është një i pastrehë i cili ishte parë të ketë hyrë në pronën e Katy.
Pery ka treguar që burri “ka kërcyer nga ballkoni i shtëpisë në Beverly Hills, kur ajo ishte aty me Bloom dhe vajzën e tyre”.
Pasi u konfrontua me sigurimin, burri u arrestua për hyrje në pronë, nga policia.
“Unë kam frikë që ai mund të ketë akses në armë. Jam e frikësuar për sigurinë time, të partnerit tim, vajzës dhe familjarëve”, ka thënë Katy./Insajderi.com
Burimi Mirror