Katy Perry në pushime pas lindjes

Katy Perry në pushime pas lindjes

Këngëtarja e hitit “Firework”, Katy Perry, solli në jetë fëmijën e parë gjatë verës që lamë pas.

Perry tashmë është e gatshme që të shijojë ditët në plazh, duke u veshur kështu edhe me bikine, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Insajderi.

Ajo së bashku me të fejuarin Orlando Bloom, kanë vendosur që të shkojnë në Hawaii.

36-vjeçarja kishte zgjedhur për kostum të larjes ngjyrën vjollcë, kurse shihej se ende është pak mbipeshë.

Çifti u takuan në vitin 2016, ndërsa u fejuan tre vite më pas.

Përndryshe Perry dhe  Bloom tashmë janë prindër të një vajze, ndërsa shihen tejet të përkushtuar.